1.5 C
Tirana
03 / 12 / 2024

Sot, protesta e PD-së në Tiranë, blindohet Kryeministria

Sot në orën 19.00 do të mbahet protesta e thirrur nga PD para Kryeministrisë. PD ka kërkuar leje në polici për zhvillimin e protestës për 2 orë deri në orën 21.00.

Për mbarëvajtjen e protestës mbi 1200 efektivë policie do të jenë në terren, ndërsa ka nisur edhe blindimi institucionit të Kryeministrisë për të paraprirë çdo të papritur nga protesta e 7 korrikut.

Protesta e cilësuar nga PD si tubimi i “Frontit të Shpëtimit Kombëtar” është paralajmëruar që do të jetë paqësore, ku do të protestohet kundër shpopullimit, çmimeve të larta dhe ekonomisë në rënie.

Kjo protestë do të vlejë edhe si një testim për Sali Berishën për të parë se çfarë mbështesje qytetare gëzon, tani që ai është rizgjedhur si kryetar i PD nga procesi i zhvilluar nga Komisioni I Rithemelimit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x