Edy Reja i le sot vendin trajnerit të ri të kombëtares shqiptare, i cili pritet të prezantohet më vonë gjatë kësaj të hëne. Në një postim në rrjetet sociale, Federata Shqiptare e Futbollit, e ka falenderuar Rejan për punën e tij.
Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur si Silvinjo pritet të nënshkruajë kontratën, e cila do të jetë 18 muaj me kushtin për ta kualifikuar Shqipërinë në finalet e Europianit 2024. Trajneri brazilian pritet të ketë edhe një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e federatës Armand Duka dhe ish-trajnerin Edoardo Reja.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026