15.5 C
Tirana
02 / 03 / 2026

Sot opozita zbret në shesh, protestë para kryeministrisë

Sot, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, opozita do të zhvillojë protestë kombëtare, që e cilëson një përballje të fortë me korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit.

Protesta pritet të nisë në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.

PD thekson se protesta e sotme është zëri i qytetarëve që nuk pranojnë më pandëshkueshmërinë dhe kapjen e shtetit.

Kryedemokrati Sali Berisha, ka ftuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria të bashkohen në shesh, duke nënvizuar se kjo protestë nuk është vetëm për një ditë, por për të ardhmen e vendit dhe të demokracisë.

Skenarët e mëparshëm të opozitës pritet të zhvillohen edhe gjatë tubimit të sotëm, ndërsa kujtojmë se policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Kreu i PD Sali Berisha është shprehur i vendosur se aksioni opozitar do të vazhdojë, ndërsa parlajmërimet kanë qenë të shpeshta për përshkallëzim të situatës, nëse nuk do të ketë reflektime nga qeveria Rama.

Më herë Berisha u ka bërë paralajmërim edhe efektivë të policisë të mos dhunojnë protestuesit.

Kujtojmë se protesta e 10 shkurtit zgjati rreth 3 orë, ku pasi protestuan pra Kryeministrisë, qytetarët u zhvendosen para Kuvendit.

Gjatë kësaj kohe, pati përplasje të shumta me policinë, hedhje lëndësh piroteknike, molotovë, gurë dhe përleshje fizike me forcat e rendit, ku kjo e fundit u kundërpërgjigj me ujë, gaz lotsjellës dhe arrestime të shumta.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x