5.5 C
Tirana
27 / 03 / 2026

Sot Krishtlindja, urimet për shqiptarët nga politikanët dhe SHBA-BE

Politika shqiptare ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë për festën e Krishtlindjes. Kryeministri Edi Rama ka uruar nëpërmjet postimit të një videoje në facebook, duke simbolizuar lindjen e jetës.

“Mirëmëngjes dhe me magjinë e lindjes së jetës, ju uroj një ditë të bukur Krishtlindjeje”- shkruhet Rama.

Po ashtu ish kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një urim për të gjithë besimtarët të cilëve u ka uruar që Krishtlindjet e tjera t’i gjejnë shumë më mirë nga sa janë sot.

“Le të urojmë të gjithë së bashku nga zemra që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar”- shkruan Berisha

Urimet nuk kanë munguar as nga ambasada amerikane në Tiranë. Gjithashtu delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka uruar besimtarët për festën e shenjtë. Ambasadorja Christiane Hohmann ka renditur Hapjen e Negociatave dhe mbajtjen e samitit në Tiranë si dy pikat më të rëndësishme që e kane përafruar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.

Këtë mëngjes u mbajt  mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Meshën e mban kryepeshkopi Anastas Janullatos.  Ndërkohë që mbrëmë në Katedralen e ‘Shën Palit’ kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj drejtoi meshën për besimtarët katolikë.

Artikujt më të kërkuar

4
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x