10.5 C
Tirana
24 / 02 / 2026

Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

78.3% e shqiptarëve mendojnë se vizita e Ramës në Bordin e Paqes në SHBA, me ftesë të Trump rrëzoi teorinë “Ramaduro”, të ngritur nga opozita.

Në Sondazhin ‘Zëri i Shqiptarëve’, në ABC News një shumicë e vogël, prej 12.7 % mendojnë të kundërtën, ndërsa 9 % thonë se janë të dyzuar ndërsa pyeten “A e rrëzoi vizita e Ramës tek Trump teorinë “Ramaduro”?

Kampioni i sondazhit për këtë të hënë janë 1153 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike, ndërsa maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.8%

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x