Për herë të parë vjen një sondazh për votën e diasporës për zgjedhjet e 2025-ës.
Instituti i njohur italian ‘Piepoli’ publikoi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv rezultatet e prirjes së votës për zgjedhësit shqiptarë që jetojnë në Itali. Sipas kalkulimeve të institutit italian, Partia Socialiste projektohet 48-52% të votave të diasporës shqiptare në Itali.
Ndërkohë, PD-ja e renditur forcë e dytë projektohet 30-34%. Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ projektohet nga sondazhi 5.5-9.5% të votave të diasporës italiane. Lëvizja e Lapajt është ‘kokë më kokë’ me Partinë Mundësia të Agron Shehajt e cila projektohet me shqiptarët e Italisë, 3.5-7.5%.
Deri në 2% mund të shkojnë edhe Partia Social-Demokrate dhe Nisma Thurje e Lëvizja Bashkë.
- Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi Aleksandar Vulin, njeriu më i afërt i Vuçiqit? - 03/11/2026
- CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane! - 03/11/2026
- Champions/ Nuk ka mëshirë për spanjollët, PSG turpëron Villarrealin, Bayerni mposht Atleticon në shtëpi, Manchester United përmbys Romën nga 0-2 në 3-2 - 03/11/2026