Skënderbeut u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Erzenin, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Superiore.
Ndeshja e zhvilluar në Rrogozhinë, u nis me korçarët më kërkues që në fillim. Ndeshja u zhbllokua nga Dean Lico në minutën e 22-të, me penallti. Fantazisti kishte edhe mundësi tjetër shënimi, me një tjetër penallti, por fillimisht goditi shtyllën dhe pas përsëritjes, priti portieri Hasanbelli.
Në pjesën e dytë shijakasit provuan të reagojnë, por përsëri golin e gjeti Skënderbeu. Në minutën e 71, ishte Klevis Shaqe, i cili shënoi të dytin.
Erzeni shënoi në fund të takimit me Kahrimanovic, por vetëm kaq, pasi nuk kishte kohë për një tjetër gol.
Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet në vendin e tretë me 9 pikë, ndërsa Erzeni zbret në vendin e gjashtë me 8 pikë.
- Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë/ Niko Peleshi prezanton rendin e ditës, çfarë pritet të diskutohet - 09/04/2026
- ‘NATO nuk do jetë më aty kur të na duhet’, Trump kritikon aleancën pas takimit me Mark Rutte dhe paralajmëron shpërblime për vendet që mbështetën SHBA-në - 09/04/2026
- The Guardian: Humbësi më i madh i luftës është Netanyahu, ai rrezikoi gjithçka dhe dështoi - 09/04/2026