Parlamenti grek miratoi me shumicë të gjerë dhe pa ndarje partiake, kërkesën për heqjen e imunitetit të 13 deputetëve për skandalin me fondet bujqësore.
Në votimin morën pjesë 288 deputetë ndërsa 9 munguan. Për secilin prej 13 rasteve, votat “pro” varionin nga 285 në 287, ndërsa votat “kundër” ishin kryesisht 2.
Sipas të dhënave, të paktën 10 nga 13 deputetët e përmendur votuan në favor të heqjes së imunitetit të tyre, si dhe të kolegëve të tyre.
Gjatë debatit që parapriu votimin, të gjithë deputetët e përfshirë kërkuan nga Kuvendi të votojë pro heqjes së imunitetit, duke theksuar se synojnë të provojnë pafajësinë e tyre përpara drejtësisë së zakonshme.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Irani mesazh të qartë për negociatat e mundshme me Uashingtonin në Pakistan: Bisedime vetëm nëse hiqet bllokada amerikane - 22/04/2026
- PD-PS drejt ndryshimit të Kushtetutës? Berisha propozon proporcional kombëtar, Gjiknuri për TCH: Dakord ta diskutojmë, por duhet të preket edhe numri i deputetëve - 22/04/2026
- Skandali me fondet bujqësore, Parlamenti grek i heq imunitetin 13 deputetëve - 22/04/2026