Gjyqtari danez Morten Krogh e ka mbyllur pas një ore ndërprerje ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, pasi lojtarët dardanë nuk dolën në fushë për shkak të sigurisë së ulët në “Arena Nationala” dhe racizmit të tifozëve vendas.
Pas më shumë se një ore pritjeje, Franco Foda refuzoi ta nxirrte ekipin në fushë edhe pas vendimit të lojtarëve, pasi nuk pati siguri nga huliganët rumunë, që hodhën sende të forta, u futën në fushë dhe bënë thirrje: “Serbia, Serbia”.
Ka qenë minuta e 95-të kur kapiteni Amir Rrahmani ka tërhequr ekipin në dhomat e zhveshjes, pas thirrjeve raciste të përsëritura në stadium nga tifozëria ultrase rumune.
Po kështu gjatë ndeshjes është fërshëllyer edhe himni i Kosovës.
Ky nuk është incidenti i parë mes dy skuadrave, pasi edhe më parë në takimet mes tyre ka pasur ndërprerje të takimit për shkak të incidenteve nga tifozëria rumune, gjatë eleminatoreve për Evropianin e kaluar.
- Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump - 06/08/2026
- Mohamed Salah mbërrin te Trabzonspor, Ernest Muçi bën gjestin e veçantë për të pritur ikonën e Egjiptit - 06/08/2026
- Luis Figo nuk kursehet ndaj Gianni Infantinos: Duhet të largohet tani - 05/08/2026