11.5 C
Tirana
25 / 01 / 2026

“Sjellje e pahijshme, shkelje e kodit të lojës”, Messi me shokë nën hetim nga FIFA

Finalja e Botërorit vijon të bëjë jehonë, por jo gjithçka shkoi ashtu duhej, mbi të gjitha mënyra se si Argjentina festoi për këtë sukses që i mungonte prej 36 vitesh.

Nga Leo Messi te portieri Martinez e shumë protagonistë të tjerë janë tashmë nën hetim nga FIFA. Organi drejtues i futbollit botëror ka njoftuar se ka hapur zyrtarisht një hetim për sjellje të pahijshme nga lojtarë dhe zyrtarë të përfaqësueses argjentinase.

Skenat e festimit gjatë dhe pas suksesit në Katar u bënë virale në rrjetet sociale, si festimi i Martinez me trofeun e Dorezës së Artë, apo festimet jo të hijshme duke tallur lojtar si Kylian Mbappe.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x