4.5 C
Tirana
30 / 03 / 2026

Situata në Veri të Kosovës, ambasadori amerikan thërret kryetarët e komunave në takim

Menjëherë pas rindezjes së tensioneve në veri të Kosovës, ka ardhur dhe reagimi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.

Sipas asaj që raportojnë mediat e Kosovës, diplomati amerikan ka ftuar në një takim 4 kryetarët e komunave në Veri.

Takimi pritet të mbahet në orën 09:00 në Prishtinë.

Kryetarët e komunave duket se kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, ku do të jenë të pranishëm dhe ambasadorët e vendeve të Quintit.

Më herët SHBA dhe BE kanë shprehur shqetësimet e tyre për situatën e krijuar dhe dënuan ashpër hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x