Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar këtë pasdite në “Kjo Javë” me Nisida Tufën, tha se nuk e sheh zgjidhjen e situatës politike me partitë politike shqiptare.
Ai tha se çdo nismë që shkon në Parlament, gjen një mur të lartë tek partia “e kryeministrit”, siç e quan ai.
“Zgjidhja është sipas meje, e tillë që nuk vjen dot më nga partitë politike shqiptare, nëse duhet ta kërkoj diku, nuk kam ku e kërkoj, dhe flas në pozitat e një qytetari normal. Që dua të shoh që vendi të ketë zgjedhje normale, që të garantojë rrotacionin e elitave.
Çdo nisëm që shkon sot në Parlament, gjen një mur të lartë tek partia e kryeministrit. Sepse ai është në komoditet, nuk është tolerant për të toleruar një lojë tjetër që do të forcojë demokracinë, me ndryshimet e 2008 i ka garantuar vetes jetë të gjatë”, tha Topi.
I pyetur se cila është zgjidhja që ai mendon se mund të ndihmojë në zgjidhjen e situatës në PD, Topi u shpreh: Kur pata dhënë një propozim për zgjidhje, pata parë një tendencë të qartë që përfaqësuesit e lartë të PD tentonin të privatizonin Siglën, emrin e të merrni çelsat, deri këtu degjeneroi.
Askush nuk mund ta rrëzojë historinë e PD, kush mendon t’i minimizojë bën gabimin më të madh. Pata propozuar që shkoni në një sigël tjetër, arshivoni këtë sigël. Të jeni të sigurtë që njerëzit do vinë të afrohen./javanews
- Vodafone Albania teston për herë të parë në Shqipëri teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular - 21/07/2026
- Spanja kthehet në shtëpi si kampione Bote, Mbreti Felipe: Një fitore epike - 20/07/2026
- Spanja feston titullin kampion bote, kombëtarja pritet nga Mbreti dhe kryeministri para festës madhështore në Madrid - 20/07/2026