Gjykata e Lartë ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës të të dënuarit me burgim të përjetshëm Aldo Bare.
Ky i fundit kërkon rrëzimin e vendimit për dënimin e tij me burgim të përjetshëm dhe gjykim të padrejtë.
Por, dorëheqja e një prej gjyqtarëve, pasi ai kishte qenë pjesë e trupës gjykuese të të njëjtit vendim nga Krimet e Rënda, ka bërë që të shtyhet seanca.
Tashmë pritet caktimi me short i anëtarit të tretë si dhe vendosja e një date nga Kolegji Penal, për të caktuar nëse do të kalojë apo jo çështja në seancë plenare.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Ukraina nuk do e njohë kurrë Kosovën”, Rama reagon pas deklaratës së Zelenskyt në Beograd: Nuk llogarisim kush i ka borxh kujt, Kievi është gabim për Prishtinën - 13/08/2026
- Si e shenjtëroi dhe e shkatërroi vetmia fatin e poetit Frederik Rreshpja, shpirtin që lëngoi si “një varg i thyer” - 13/08/2026
- A mund të bëhet Shqipëria një shtet më i madh, sipas Marko Rubios? - 13/08/2026