19.5 C
Tirana
28 / 10 / 2025

Shtyhet seanca e ekstradimit për “spiunen ruse”

Procesi gjyqësor për ekstradimin e ruses Svetlana Timofoeva është shtyrë për të disatën herë.

Shtyrja është bërë me kërkesën e vetë Timofoevës, pasi kjo e fundit ka kërkuar që seanca ku do të lexohet kërkesa e prokurorisë për ekstradimin e saj të jetë në gjuhën ruse.

Kërkesa u pranua nga Gjykata e Elbasani dhe seanca e radhës pritet të mbahet më 17 mars.

Dy rusët, Svetlatana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç u arrestuan ne date 20 gusht kur ndodhi edhe incidenti në uzinë.

Tre personat po fotografonin ambientet e uzinës ndërsa përpiqeshin të hynin brenda saj, u pikasën nga ushtarët shqiptarë që u kërkuan që të ndalonin.

Mikhail Zorin sulmoi ushtarin duke e spërkatur me një spraj të dyshuar kimik. 3 personat u arrestuan dhe ndërkohë u sekuestrua makina me të cilën lëviznin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x