Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për të shtyrë me 3 javë afatin e komisionit të reformës territoriale, deri më 21 tetor.
Prej muajit qershor komisioni ka zhvilluar seanca dëgjimore me të gjithë aktoret që kane lidhje të drejtpërdrejtë me pushtetin vendor dhe tani pritet që ekspertët e secilës parti të paraqesin raportin përfundimtar.
Deri tani PS ka mbështetur reformën e realizuar në vitin 2014 dhe ndarjen e vendit në 61 bashki.
Ndërsa deputetët demokratë kërkojnë që vendi të ndahet në 92 bashki dhe në 6 rajone.
PD e drejtuar nga Berisha ka hartuar një draft ku kërkon ndarje me 95 bashki dhe 6 rajone.
Mbetet për t’u pare nëse shtyrja e afatit te punës se komisionit do te prodhojë ndonjë kompromis mes mazhorances dhe opozitës.
- Përplasja Trump-media/ Pesë rrjete televizive refuzojnë mbulimin, CNN dhe dy media të tjera padisin Shtëpinë e Bardhë - 21/09/2026
- “Trondit” ish-ambasadori Bosch: Thaçin e detyruam, Evropa kënaqi Serbinë. Tani është vonë… - 21/09/2026
- Balla: Nesër bashkë me delegacionin e BE vizitojmë Zvërnecin, eurodeputetët do të informohen mbi detajet e investimit atje - 21/09/2026