18.5 C
Tirana
22 / 04 / 2026

“Shteti të veprojë”/ I dhunuari në Fushë-Krujë: Nuk ia fal fisit Rraja, le të shuhemi nga më i madhi deri te 5 vjeç

Jashar Maja i cili u dhunua mbrëmjen e djeshme në konfliktin për gurore ka treguar në një intervistë për Euroenws Albania se si ndodhi kjo ngjarje.

Maja bëri thirrje që shteti të veprojë ose do të futen në veprim vetë.  Ai shtoi mes të tjerash se çuni i xhaxhit të tij është shumë rëndë ndërsa nënvizoi se personat që i dhunuan nga fisi Rraja kishin armë.

Përveç plagëve në koka, Maja tha se është lënduar dhe në pjesë të tjera të trupit.

“Shteti o të veprojë, ose të veprojmë vetë. Çuni i xhaxhit është shumë rëndë. Më kanë dëmtuar në shpatull dhe  gjithandej. Ngjarja zgjati rreth 3-4 minuta. Personat kryesorë të ngjarjes nuk janë arrestuar”- theksoi ai.

Maja theksoi se personat që i dhunuan nuk janë arrestuar.

“Personi që na ka goditur nuk është arrestuar. Tre prej tyre kishin armë. Xhilali, dhe Flamuri. Të tjerët ishin të pajisur me shkopin bejsbolli.”- tha ai.

Ai tha se punimet në gurore po i prishin shtëpinë e për këtë arsye ka bërë kallëzime penale në polici. Maja tha se ishte duke pirë kafe kur anëtarë të fisit Rraja i sulmuan e madje tha se pasi i sulmuan ata i kërcënuan sërish që të mos shkonin te gurorja.

“Unë kam njohur Fatmir Rraja, Xhelal Rraja. Ata ishin si fis. Ishin edhe të armatosur. Kur ikën më kërcënuan, më thanë “po je burrë hajde prapë te gurorja”.

Nëse nuk merren masa unë do të veproj personalisht me çfarë të mundem. Xhelal Rraja ma ka borxh.

Nëse shteti nuk bën drejtësi, se ka bërë shumë dëmtime në shtëpinë timë, unë do marr hakun tim. Do i përgjigjem edhe me konflikt. Jemi vetë i pestë një vëlla, fisi im përbëhet nga 40-60 meshkuj. Nuk ja falë fisit Rraja, do vdes “të dalë fare” nga më i madhi deri te 5 vjeç”, -tha Jashar Maja.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x