19.9 C
Tirana
12 / 06 / 2026

Shtëpia e Bardhë deklaron: S’kemi sinjale se Rusia po bën gati armët bërthamore

Shtetet e Bashkuara nuk kanë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore, pavarësisht “retorikës kërcënuese” për përdorimin e këtyre armëve të presidentit rus, Vladimir Putin.

Kështu tha më 4 tetor zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Putin ka përshkallëzuar luftën që ka nisur në Ukrainë në shkurt, duke shpallur muajin e kaluar mobilizim të “pjesshëm” ushtarak.

Presidenti rus, vendi i të cilit është fuqi bërthamore, ka përsëritur në disa raste se do të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të mbrojtur, siç ka thënë, territorin e tij.

“Ne marrim seriozisht armët bërthamore apo retorikën kërcënuese për përdorimin e tyre, por dua të them… ne nuk kemi parë asnjë arsye për të përshtatur pozicionin tonë strategjik bërthamor, dhe nuk kemi ndonjë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë menjëherë armë bërthamore”, tha Jean-Pierre për gazetarët.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x