15.5 C
Tirana
19 / 04 / 2025

Shqiptarët kthehen në atdhe për të festuar Pashkën, fluks në pikën kufitare të Kapshticës

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është regjistruar një rritje e fluksit të udhëtarëve në prag të festës së Pashkës.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në territorin shqiptar 4320 shtetas nga Greqia, shumica prej tyre emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje.

Ndërkohë, numri i qytetarëve që kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Greqisë është më i ulët, me 2250 persona të regjistruar në dalje.

Pavarësisht fluksit, situata në pikën kufitare të Kapshticës paraqitet e qetë dhe nën kontroll.

Udhëtarët janë shprehur se procedurat doganore kanë qenë të shpejta dhe nuk janë hasur vonesa apo probleme, as në doganën shqiptare dhe as në atë greke.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x