Të tjera detaje kanë dalë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lushnjëm ku nga një shpërthim i fuqishëm në një biznes, mbeti i vdekur shtetasi Roland Hoxha dhe u plagosën 8 të tjerë, mes të cilëve edhe deputeti i PS, Bujar Çela.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi teksa një vinç që punonte atje ka prekur një linjë të tensionit të lartë, gjë që ka sjellë edhe shpërthimin e fuqishëm.
Po ashtu sipas Policisë, menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.
Njoftimi i Policisë:
Fier-Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.
Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur tetë shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.
Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.
- Faktet që na ndihmojnë të njohim më mirë gjeniun e çuditshëm të fizikës, Albert Ajnshtajn - 18/04/2025
- Sondazhi i Piepolit/ Një javë nga nisja e fushatës, Rama konfirmon fitoren me 50% të votave! Berisha mbetet në të njëjtat shifra! Çfarë ndodh me “të vegjlit” - 18/04/2025
- Ben Affleck flet si rrallëherë për Jennifer Lopez dhe marrëdhënien e tyre - 18/04/2025