10.5 C
Tirana
21 / 03 / 2026

Shkon në 151 numri i viktimave në Seul gjatë festës së Halloween, Koreja e Jugut shpall 7 ditë zie

Ka shkuar në 151 numri i personave që kanë vdekur nga shtypjet gjatë natës së festimit të Halloween-it (Natës së Shtrigave) në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

82 të tjerë raportohet se janë lënduar, shkruan BBC.

Pamjet nga Seuli shfaqin dhjetëra kufoma të mbuluara, zyrtarë të emergjencës që ndihmojnë të lënduarit dhe njerëz që ndihmojnë njëri-tjetrin për të shpëtuar nga shtypja, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Incidenti vdekjeprurës, i cili raportohet se ka nisur pas orës 22:00 me orën lokale, ndodhi në një zonë të njohur të jetës së natës në festimin e parë të Halloween-it që nga pandemia e COVID-19.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x