Kreu i qeverisë, Edi Rama, i ka çuar vakancën për Bashkinë e Tiranës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Po kështu, Rama ka çuar vakancat dhe për pesë bashkitë e tjera të cilat janë pa një kryetar. Bëhet fjalë për bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.
Duke kujtuar se ish-kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, ka ankimuar në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij, mbetet që ligji të interpretohet, teksa është caktuar relatorja e çështjes, por jo data e shqyrtimit. Sipas afatave që paracakton ligji, Gjykata Kushtetuese ka afat katër muaj për të vendosur seancë shqyrtimi të këtij ankimimi. Mbetet për t’u parë nëse vendimi i Kushtetueses do të përkojë me procedurat e ndërmarra nga Këshilli i Ministrave për shkarkimin e tij.
Sakaq, Presidenti i Republikës, ka afat brenda 48 orëve, duke nisur nga sot, për shpalljen e dekretit.
Kështu, së shpejti do të kemi datën e zgjedhjeve të pjesshme për të gjashta bashkitë në vend, të cilat kanë mbetur pa drejtues.
- Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve”, Rama: Familja Hasani rikthehet në Theth për të investuar në tokën e të parëve - 30/07/2026
- Rama zbulon planin për ndryshimin e PS: Respekt, dëgjim dhe solidaritet pa kushte ndaj qytetarëve! - 30/07/2026
- Ish-sekretarja e PD-së emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit - 30/07/2026