Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u përmbyll të premten në mbrëmje Java e Kulturës Kineze, me panairin e kulinarisë, një hapësirë dedikuar ushqimeve të shijshme kineze, organizuar nga Ambasada e Kinës në Shqipëri, Ministria e Kulturës dhe Bashkia Tiranë.
Në sheshin e mbushur plot me qytetarë shqiptarë dhe turistë të huaj që vizitojnë Tiranën në këtë sezon ishin vendosur stenda me libra dhe ushqime. Ata shijuan shumëllojshmërinë e ushqimeve kineze, çajin kinez, por edhe librat dhe revistat.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, i cili vizitoi disa prej stendave me asortimente të ndryshme. Po ashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Bashkia Tiranë, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë Spartak Nano, artistë, qytetarë dhe turistë të shumtë.

- Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen - 08/10/2026
- Kuvend dhe protestë! Çfarë pritet të ndodhë sot, Parlamenti në rend dite Territorialen dhe 4 interpelanca, Opozita kundër Reformës! - 08/10/2026
- Dyshime se Rusia po përdor Murtajën si një armë biologjike, Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll! - 08/10/2026