Brenda 18 muajve fshati i njohur dhe aq i frekuentuar Tushemishti nuk do të ketë më një shëtitore me gropa dhe probleme të tjera urbane.
Tashmë ka nisur puna për ndërtimin e shëtitores së re nga Driloni deri në Doganën e Tushemishtit. Një shëtitore sa e kërkuar po aq edhe e merituar për banorët dhe gjithë vizitorët e pushuesit e këtij fshati.
Shëtitorja e re ka një gjatësi 1.2 kilometrash dhe përfshin ndërtimin e saj nga e para, duke përfshirë të gjitha punimet që nga kanalizimet e ujrave, trotuar, korsi biçikletash, ndriçim të ri rrugor etj.
Vlera e këtij projekti 18 mujorsh është në masën e 298 milionë lekëve të reja të cilat financohen nga Qeveria Shqiptare dhe AADF (American-Albanian Development Fund) krahas ndërtimit dhe zgjerimit të shëtitores me të gjithë elementët përkatës urbanë është parashikuar edhe ndërtimi i moleve për varkat.
Nevoja për ndërtimin e kësaj shëtitoreje ishte emergjente pasi vit pas viti fshati i bukur i Teto Ollgës ka shënuar rritje të vizitorëve dhe pushuesëve dhe ky investim do ti japë jovetëm transformim por edhe frymarrje të re kësaj zone.







- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026