Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli ishin ndër konkurentët më të përfolur të “Big Brother Vip”, ku u deklaruan edhe si “armiq” të njëri-tjetrit. Mirëpo pas daljes nga spektakli dy ish-banorët u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, pasi u bënë bashkë edhe për filmin “Në kuadër të dashurisë”.
Së fundmi Olta ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku një ndër ta e ka pyetur aktoren se a ka një miqësi me Luizin. Olta ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjes duke postuar një foto me këngëtarin, duke iu përgjigjur ‘JO’.
Mesa duket ish-banorët nuk shkojnë aq mirë me njëri-tjetrin që pas sherrit që patën në xhirimet e filmit.

Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë - 28/10/2026
- Protesta që donte të ishte e të gjithëve po bëhet e më të organizuarve - 28/10/2026
- “Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin - 28/10/2026