15.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Shenjë afrimi me mazhorancën? PDIU bashkon votat me PS kundër shkarkimit të Lindita Nikollës

Sot, në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë është votuar për shkarkimin e Lindita Nikollës nga posti i kryeparlamentares, kërkesë kjo e bërë nga opozita.

Por votat për të konfirmuar në detyrë Nikollën ishin mëse të mjaftueshme dhe kërkesa e demokratëve u rrëzua nga 78 deputetë, mes tyre ishte edhe vota e kryeministrit Edi Rama.

Nikolla mori 78 vota, pikërisht 2 më shumë sesa njerëzit e mazhorancës prezentë në sallë, e sipas A2CNN, votat kanë ‘rrjedhur’ nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Pro shkarkimit shkuan 3 vota, por vetëm dy deputetë të opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Perrit Vasili që morën pjesë në votin, ndërsa maxhorancës për Nikollën i janë bashkuar 2 nga 3 deputetët e PDIU.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x