6.5 C
Tirana
14 / 03 / 2026

Shefja e Misionit grek, Dora Bakojanis zbardh takimin me Edi Ramën në KiE: E njoh prej 20 vitesh

Kryeministri Edi Rama ishte tre ditë më parë në Strasburg, ku u mbajt Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. Shqipëria kërkoi rrëzimin e rezolutës së vitit 2011, që pretendonte për trafik organesh në luftën e Kosovës.

Aje, kreu i Qeverisë shqiptare pati një përplasje me deputeten greke të SYRIZA, Nina Kasimati, e cila u bë shkak për anulimin e një darke me përfaqësuesit e Këshillit të Europës. Ndërkohë, mediat greke raportojnë dhe për një takim që Edi Rama ka pasur me shefen e Misionit grek, Dora Bakojanis.

“[…] shefja e misionit grek, Dora Bakojanis, e cila ka zhvilluar edhe një takim personal me kryeministrin shqiptar, Edi Rama”, raportojnë mediat në Greqi. Ato zbardhin dhe fjalën e Bakojanis, në takimin me Ramën dhe Blerina Gjylametin.

“Në vazhdën e takimeve të Këshillit të Evropës, pata kënaqësinë të takoj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një njeri që e njoh prej 20 vitesh.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x