“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK”- është ky mesazhi i ambasadës amerikane, pak orë pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Klodjan Brahos.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës.
Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK”-thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
- “Nëse preferoni mund të…”/ Ç’ndodhi gjatë bisedimeve në Gjenevë mes ministrit Iranian, Kushner dhe Witkoff - 03/03/2026
- Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për… - 03/03/2026
- “Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin… - 03/03/2026