Meri Kumbe, ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, zbuloi detaje nga mbledhja “online” me kryeministrin Edi Rama.
“Kryeministri kërkoi informacion të detajuar mbi situatën e gjithë shqiptarëve në rajon, pasi konflikti nuk është i izoluar vetëm mes Izraelit dhe Iranit, por është shtrirë edhe në vende të tjera. Mbledhja ishte e fokusuar te situata e shqiptarëve dhe planet e punës për ditët në vijim, për të siguruar përmbushjen e të gjithë kërkesave të tyre”, tha Kumbe.
Sipas ambasadores, 13 shqiptarët që kërkuan ndihmë për t’u kthyer në Shqipëri “kërkuan informacione të sakta për rrugët e daljes”.
“E vetmja mundësi largimi nga Izraeli janë kufijtë tokësorë, përmes Jordanisë dhe Egjiptit. Aktualisht, një pjesë që ndodhen pranë kufirit jugor pritet të dalin ditën e nesërme nga Izraeli, ndërsa pjesa tjetër që ndodhen në Izraelin qendror, nuk po lëvizin, pasi udhëtimi me orë të tëra në rrugë, përbën rrezik për qytetarët. Në këtë rast, prioritare është siguria e tyre dhe jo urgjenca për t’u larguar”, tha Meri Kumbe.
- Fotolajm/ Vizita në Romë, Kryeministri Edi Rama ndan pamje nga takimi me Giorgia Melonin - 16/04/2026
- Takimi me Melonin, Rama: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë kaq shumë për Shqipërinë - 16/04/2026
- Italia rikonfirmon partneritetin me Shqipërinë, Meloni pas takimit me Ramën: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve - 16/04/2026