37 C
Tirana
04 / 08 / 2026

SHBA miratoi huanë 302 milionë dollarëshe për mbrojtjen shqiptare, ambasada amerikane në Tiranë: Mbështetje për modernizimin e Forcave të Armatosura

Uashingtoni ka dhënë “dritën jeshile” për një kredi të re prej 302 milionë dollarësh për Shqipërinë në fushën e mbrojtjes.

https://e3e01cf31636f0f5bb6dcddfbbbe0d1b.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Pas miratimit të marrëveshjes së huasë në kuadër të programit amerikan “Foreign Military Financing” (FMF), ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada bëri me dije se marrëveshja do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, i cili parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.

Sot, Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Foreign Military Fund (FMF), e cila do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, që parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035“, shprehet Ambasada amerikane në Tiranë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x