Nga Auron Tare
Shaban Qosja apo “Shaboni” ka qene nje figure mitike e Tirones se viteve 50-60tave. Brezi i ri nuk besoj se ka degjuar ndonje herë për këtë figurë piktoreske që bridhte rrugicave të Pazarit të Tiranës.
I vogël kam dëgjuar shpesh rrëfenjat e Non Dajes për Shabonin. Non Daja, një plake fisnike Tironse e fisit të Xhepajve që jetonte e rrethuar nga një oborr I madh me lule mbrapa dyqanit legjendar të Demnerit, tregonte se Shaboni ishte një mesoburrë me një hunde të stërmadhe. I veshur me rroba të vjetra dhe me me nje kapele po aq të vjetër, ishte i njohur si një personazh pa të cilin Pazari I Tironës nuk mund të kuptohej. Kishte një dyqan të vogël te Rruga e Kavajës dhe shiste fruta të cilat i blente nga katunarët e Tironës.
Shaboni bridhte neper Pazar nga nje cep tek tjetri ku here me te mire e e here me te keq gerricej me katunaret qe zbrisnin nga katundet e tyre te cilet me kureshtje I shikonin hunden e tij legjendare. Hunda e stermadhe e Shabonit ishte objekt kurioziteti dhe ne Tironen e asaj kohe gjysem qytet dhe gjysem fshat fama e hundes te Shabonit ishte shperndare kudo. Shpesh kalamajte e perndiqnin nga pas duke i thirur ne korr O Shabon Hundderri.
NJe here dyqanxhinjte e Pazarit bene me fjale qe kur Shaboni te kalonte neper rrugicat e tyre te mos I flisnin fare dhe as te mos e shikonin duke qeshur hunden e tij. Shaboni erdhi si zakonisht dhe pasi brodhi nga dyqani ne dyqan I cuditur qe askush nuk qeshte me te dhe askush nuk i fliste, nuk duroi dot por filloi te bertiste me te madhe nga inati qe katunaret nuk po perfillnin fare dhe nuk po I kushtonin asnje vemendje. Shaboni iku i mërzitur shumë që askush nuk i dha vëmendje dhe që nga ajo ditë, thoshin plakat e Tironës së vjetër, Shaboni u bë me fiksime dhe gërricej me këdo që nuk i kushtonte vëmëndje hundës së tij. Historia e Shabonit gjysëm e vërtetë e gjysëm legjendë mu kujtua për një “Shabon” modern nga Përmeti, qyteti që e kam aq përzemër. “Shaboni” nga Permeti ku e ku një karikaturë e Shaban Qoses së vjetër, është një sharlatan, të cilit si dyqanxhinjtë e Tironës dikur pasi Shaboni doli nga burgu i jepnin ndonjë kafe veresie, e kemi ndihmuar modestish. Mirëpo mirenjohja në këto kohë është një virtyt i pa njohur për këta sharlatanë provincial . “Shabon Përmeti” fatkeqësisht është një fenomen i kohës ku jetojme ku anti vlera shitet për virtut edhe ku për të paguar qiranë e shtëpisë i duhet të shajë dynjanë.
- “Fredi Beleri nuk përfaqëson Europën”, qytetarët protestë kundër eurodeputetit/ VIDEO - 29/10/2024
- E fshiu një vit më parë nga ndjekësit/ Pse motra e madhe e Dafinës mungoi në dasmën e saj? - 29/10/2024
- “Kemi lidhur marrëveshje me 20 shtete për pensionet”, Rama: Jemi në diskutime me Greqinë, por është vështirë… - 29/10/2024