34.8 C
Tirana
23 / 08 / 2026

Sezoni i ri politik, Rama thërret në Pogradec drejtuesit politikë! Nesër mbledhje me ministrat

Ndërsa jemi në prag të sezonit të ri politik, kryeministri Edi Rama ka thërritur për takim në vilën qeveritare në Pogradec, ministrat e kabinetit qeveritar dhe 12 drejtuesit politikë të qarqeve.

Axhenda është 2 ditore. Këtë të dielë, takimi do të hapet me drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët do të bëjnë një analizë të punës së kryer në sezonin që lamë pas.

Në fokus të bisedimeve do të jetë dhe ‘dokumenti Besa’, i konsideruar si plani për kthesën në mandatin e katërt, “Prania Besnike” me në fokus partinë dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale 2027.

Takimi fillon në orën 11:30 ndërsa vetë shefi i qeverisë ka mbërritur në vilën qeveritare që prej mëngjesit i shoqëruar nga drejtuesi politik i Lezhës, Ulsi Manja.

E hëna do të nisë me ministrat për ‘retreat’ ku do të bëhet bilanci i punës për çdo dikaster si dhe do të vendosen prioritetet për vitin e dytë të mandatit të katërt qeverisës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x