Një tjetër ngarkesë me speca ka rezultuar me normë të lartë pesticidesh në kufi të Kroacisë. Njoftimi është dhënë nga shteti kroat dhe është shpërndarë në sistemin evropian të sigurisë ushqimore.
Në njoftim thuhet se në specat djegës nga Shqipëria janë identifikuar 3 lloje pesticidesh mbi normë, Flonicamidit, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad, ndaj është dhënë alarmi, dhe ngarkesa është bllokuar për t’u asgjësuar.
Ky incident vjen vetëm pak javë pas rasteve të ngjashme, kur Kroacia dhe Sllovenia ndaluan hyrjen e perimeve shqiptare për shkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve. Më herët janë kthyer domatet dhe pjeshkët.

Latest posts by Pena Albania (see all)
- Gazetari ironizon garën e Meremes për kryetar të PD/ Leka: Po hyre në selinë e PD, hyn me mbiemër Sela e del me Sala… - 01/05/2026
- Komisioni zgjedhor në PD skualifikon kandidatët Mereme Sela e Vladimir Mulaj, Berisha i vetëm në garë për kryetar partie - 01/05/2026
- “BE është bekim për ne”, Rama flet për agjencinë italiane: Kur u pushtua Ukraina, kuptuan se… - 01/05/2026