Seria A ndizet që në javën e pestë. Sot duke filluar nga ora 18:00 në “San Siro” luhet derbi Milan-Inter mes dy skuadrave që shihen si favorite për të fituar titullin. Trajnerët garantojnë spektakël. Në mbrëmje po për javën e pestë Lazio pret Napolin.
Sfida që do të luhet sot duke filluar nga ora 18:00 në një “San Siro” të mbushur plot mes Milanit e Interit do të jetë derbi numër 175 në kampionat. Edhe pse jemi shumë herët në javën e pestë derbi i Madoninës shihet tashmë si sfida titull dhe pritet spektakël nga të dyja skuadrat këtë e kanë garantuar edhe trajnerët. Milani vjen pas barazimit me Sassuolon dhe me 8 pikë në katër ndeshje por për trajnerin Stefano Pioli ndeshja e sotme është tjetër muzikë. “ Do të jetë një betejë thotë ai që do të vendoset nga duelet mes futbollistëve”. Sa i përket formacionit do të luajnë më të mirët dhe De Ketelaere e nis nga minuta e parë pas Giroud si sulmues kryesor. Edhe Messias e Leao do jenë titullarë.
Tek Interi mungesë e sigurtë për shkak dëmtimi është Lukaku. Belgun do e zëvendësojë boshnjaku Edin Dzeko që formon dyshen e sulmit me Lautaro Martinez njeriun më në formë.Trajneri zikaltër Simone Inzaghi thotë se derbi do të vendoset nga episodet dhe se pas afrimit të mbrojtësit Acerbi ai është i kënaqur nga merkato e realizuar nga drejtuesit. Në mbrëmje në kuadër të javës së pestë të Serisë A luhet një tjetër sfidë interesante ku Lazion në “Olimpico” pret Napolin.
- Ndryshon struktura e Qeverisë, Rama shton Ministrinë e Shkencës! Ja drafti që ka mbërritur në Kuvend - 05/10/2024
- Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit. Protesta mbahet në Tiranë… - 05/10/2024
- Andi Bushati: Berisha sa të jetë mbi këtë tokë, duhet të japë llogari për vrasjet e 21 janarit - 05/10/2024