10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi tha të mërkurën se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi, raporton KosovaPress.
“Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Prandaj pyes sërish: Çfarë duhet të bënim ne? Të prisnim radhën për tu vrarë, apo të iknim nga shtëpitë tona? UÇK nuk u krijua nga dëshira por nga nevoja”, tha ai para trupit gjykues në Hagë.
Për mua të qenit bashkëluftëtar i Adem Jasharit është nderi më i madh. “Po, kam bartur armë. Armët për ne ishin mbijetesë. UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë. UÇK ishte ushtri çlirimtare.”
“Jam i bindur se bëmë gjënë më të duhur. Edhe sot do ta bëja të njëjtën gjë. Prandaj na mbështeti NATO-ja”, tha ai mes tjerash ndërsa po vazhdon fjalimin e tij.
- Sulmet e Trump ndaj Papës, reagon për herë të parë Vatikani/ “Trump nuk debaton me Leon: ai i lutet atij të tërhiqet në një gjuhë që ai mund ta dominojë. Por Papa flet një gjuhë tjetër, një gjuhë që refuzon të reduktohet në gramatikën e forcës”… - 13/04/2026
- “I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme”/ Trump sulmon ashpër Papën: Nuk më duhet një si ky që… - 13/04/2026
- Theu rekordin e Eto’o dhe hyri në historinë e Mallorcës, ja si e nderoi klubi spanjoll yllin e Kosovës - 13/04/2026