Republikani Sam Parker ka bërë thirrje që Selena Gomez të dëbohet nga SHBA. Ky reagim i Parker vjen pasi Selena Gomez u shfaq në një video duke qarë dhe duke shprehur shqetësimin e saj për politikat e emigracionit të Donald Trump
“Duhet të dëbohet Selena Gomez” shkroi Parker në llogarinë e tij në X.
Megjithatë nga ana tjetër edhe Selena Gomez nuk e la pa përgjigje komentin e tij.
“Oh zoti Parker, faleminderit për të qeshurën dhe kërcënimin”, shkroi Selena në një postim të publikuar në Insta Story.
Gomez ka folur më parë për historinë e emigrantëve në familjen e saj dhe për sakrificat që ata bënë, duke përfshirë rrugën e vështirë të tezes së saj për të kaluar kufirin në një kamion.


Latest posts by Pena Albania (see all)
- Përplasja Trump-media/ Pesë rrjete televizive refuzojnë mbulimin, CNN dhe dy media të tjera padisin Shtëpinë e Bardhë - 21/09/2026
- “Trondit” ish-ambasadori Bosch: Thaçin e detyruam, Evropa kënaqi Serbinë. Tani është vonë… - 21/09/2026
- Balla: Nesër bashkë me delegacionin e BE vizitojmë Zvërnecin, eurodeputetët do të informohen mbi detajet e investimit atje - 21/09/2026