11.5 C
Tirana
22 / 04 / 2024

Së shpejti, FemFEST 2024 në ‘ArTurbina’

Edicioni i tretë i Festivalit “Femfest” nis udhën e tij disa ditore, pasditen e 4 marsit në sallën e madhe të Arturbinës.
Ashtu sikundër edhe vitin e kaluar, “Femfest” është ndërtuar me një platformë shfaqjesh mbresëlënëse, debatesh, e diskutime me fokus gruan.
Pjesë e festivalit do të jenë artiste, aktiviste, shkrimtare, politikane dhe këngëtare të cilat nëpërmjet zhanreve të ndryshme të artit do t’u japin zë edhe problemeve që nuk fliten, apo atyre që nuk dëgjohen. Të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë për 4 bursa studimi për katër studente të Universitetit të Arteve.
FemFEST është një festival feminist arti dhe kulture i krijuar nga BASH ART që nisi në Tiranë, Shqipëri në vitin 2022. I planifikuar të vazhdojë çdo vit, duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, festivali synon të ringjallë qëllimin fillestar të 8 Marsit: të shënojë arritjet kulturore, politike dhe socio-ekonomike të grave, duke bërë thirrje për arritjen e plotë të të drejtave të grave.
Ky edicion do të shfaqë në 5 net, plot 10 shfaqje, si edhe çdo ditë, nuk të mungojnë rubrikat “FemTalk” përpara çdo shfaqeje, si edhe panelet e përditshme që do të moderohen nga figura femërore të rëndësishme të jetës publike në vend.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x