Fjalë kanë peshë, sidomos kur thuhen nga një prej ikonave të muzikës italiane. Adriano Celentano ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Ermal Metën, i cili konkurron në Sanremo 2026 me këngën “Stella stellina”.
“Stella stellina” është një ninullë e fuqishme bashkëkohore, delikate në formë, por intensive në përmbajtje. Kënga trajton temën e luftës pa e përmendur atë në mënyrë të qartë, duke zgjedhur rrugën e poezisë dhe imazheve evokuese. Një përkëdhelje muzikore që fsheh një grusht në stomak, e aftë të rrëfejë dhimbjen, frikën dhe pafajësinë e thyer përmes fjalëve të thjeshta, por të thella.
Lëvdatat e Celentanos nuk kaluan pa u vënë re dhe e nxorën më tej në pah Ermal Metën, i cili tashmë konsiderohet si një nga yjet e këtij edicioni të Festivalit. Mbështetja e një artisti që ka ndikuar breza të tërë nuk është thjesht një kompliment, por një njohje e rëndësishme e vlerës muzikore dhe interpretuese të këngës.
Në një Festival ku çdo detaj mund të bëjë diferencën, inkurajimi i “ Molleggiato”-s tingëllon si një shtytje vendimtare drejt garës për fitore .
“Bravo Ermal, kënga jote është e bukur dhe e ke kënduar aq mirë sa është pothuajse e pamundur të mos fitosh”, këto janë fjalët e këngëtarit dhe kompozitorit milanez.
- Elton John feston 5-vjetorin e “Cold Heart” me Dua Lipën: “5.3 miliardë dëgjime dhe një miqësi e mrekullueshme” - 13/08/2026
- Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë - 13/08/2026
- “Nuk e gjykoj njeriun që më fali jetën”, si u tërhoq Skënder Haluci nga trupa gjykuese për dënimin e Ramiz Alisë - 13/08/2026