15.5 C
Tirana
17 / 11 / 2025

Samiti Trump–Zelenksy–BE, ish-ambasadori: E vështirë të arrihet marrëveshja për fundin e luftës

Ish-ambasadori Roland Bimo e sheh të pamundur arritjen e një marrëveshje të afërt mes Rusisë dhe Ukrainës për përfundimin e luftës.

I ftuar në studion e RTSH 24 në lidhje me samitin e mbajtur një ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësve europianë, ish-ambasadori vlerëson si pozitiv gjuhën e paqes dhe jo atë të sanksioneve e kërcënimeve sikurse ndodhi në takimin e parë mes presidentit ukrainas e atij amerikan në Zyrën Ovale.

Bimo shtoi se ajo që mund të ndodhë është tërheqja e Shteteve të Bashkuara Amerikanë nga angazhimet në konflikt.

“Nuk besoj sepse ajo që mund të ndodhë është tërheqje më e shpejtë e SHBA nga angazhimet e veta në konflikt çka do i jepte avantazh ushtrisë ruse të avancojë më shpejt të të arrijë objektivat e tyre për kontrollin e katër rajoneve në Ukrainën juglindore.

Për momentin duket e vështirë që të ketë një marrëveshje për fundin e luftës”, deklaroi Bimo.

Ish-ambasadori theksoi se një prani ushtarake amerikane në Ukrainë nën flamurin e NATO-s është një vijë e kuqe për Rusinë. Ai shtoi se për Rusinë, prania e NATO-s në Ukrainë përbën një rrezik ekzistencial, dhe çdo nënkuptim i kësaj prezence do të ishte i papranueshëm për Moskën.

Sipas Bimos, SHBA nën udhëheqjen e Trump mbetet e gatshme të furnizojë Ukrainën me armë, por vetëm në kuadrin e një marrëveshjeje tregtare dhe jo përmes përfshirjes direkte ushtarake.

 “Trupat amerikanë në Ukrainë sa të jetë president Trump s’ka për të pasur. Çdo formacion ushtarak i konfiguruar si pjesë e NATO nuk pranohet nga rusët. Aty mund të ketë trupa të ndryshëm të konfiguruar si paqeruajtës, për ndihma, trajnime, riorganizimin e ushtrisë së Ukrainës.

Por trupa në konfigurimin e NATO do ishte e papranueshme. Rusia mendon se NATO në Ukrainë është një rrezik ekzistencial për Rusinë, dhe në këtë kuadër s’do pranonin në asnjë mënyrë të kishte konfigurim apo nënkuptim të prezencës së NATO në Ukrainë.

SHBA sipas Trump janë të angazhuara ta furnizojnë me armë të cilat ata do t’i blejnë. Por duket jashtëzakonisht e vështirë në këtë rrjedhë ngjarjesh të ketë një marrëveshje sepse siç thashë pozicionet e palëve janë vërtetë shumë larg. Në Evropën e sotme do ishte destruktive të pranohej aneksimi i territoreve përmes dhunës, forcës, pushtimit. Do hapte kutinë e Pandorës, një preceedentë shumë të rrezikshëm”, u shpreh Bimo.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x