Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë një takimi të zhvilluar në Korçë, deklaroi se ai po përballet me një mbështetje të gjerë nga qytetarët.
Sipas Salianjit, pjesëmarrja masive në takime dëshmon nevojën për bashkimin e çdo opozitari, duke e konsideruar Partinë Demokratike si familjen politike ku duhet të dëgjohen shqetësimet e demokratëve në çdo cep të vendit.
Ai theksoi se opozita duhet të fokusohet jo vetëm te protestat kundër qeverisë, por edhe te reflektimi i brendshëm dhe hapja reale ndaj shoqërisë dhe aktorëve të tjerë jashtë politikës.
“Çdo protestë që bëhet kundër qeverisë do të ketë mbështetjen tonë, por duhet të shohim edhe nga vetja, sepse protestat nuk përmbushin gjithmonë pritshmëritë e shoqërisë dhe as të demokratëve”, u shpreh Salianji.
“I vetmi koment që kam është ky që shihni, kam mbështetje masive, që ka njerëz si brenda jashtë e që nuk i ka ndaluar as shiu as bora e as ngrica pëe të ardhur në takim dhe që domosdoshmëria për bashkimin e çdo opozitari në vend nga bashkimi i familjes tonë, që është partia demokratike, nga dëgjesa e shqetësimeve që kanë demokratët që po mbushen plot në çdo cep të Shqipërisë dhe padiskutim pastaj drejt hapjes reale ndaj shoqërisë dhe gjithë aktorëve të tjerë të jashtëm. Çdo protestë që bëhet kundër qeverisë do jem dhe do të jenë demokratët, por ne duhet të shohim nga vetja për arsye sepse protestat nuk janë pritshmëritë e duhura të shoqërisë por edhe të demokratëve”, shtoi Salianji.
- “Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës - 10/01/2026
- Salianji mbledh demokratët në Korçë: Opozita ka nevojë për bashkim dhe hapje reale ndaj shoqërisë - 10/01/2026
- “Me plagë në kokë dhe zemër”/ Protesta në Iran me 65 të vdekur, dëshmitë tronditëse të mjekëve : Shumica janë të rinj, morgu i mbushur… - 10/01/2026