10.5 C
Tirana
12 / 12 / 2025

“Sali Berisha bëri pabesi”, Besim Ndregjoni: PD, tradhtare ndaj antikomunizmit. Lapaj: Rama më ofroi postin e zv.kryeministrit

35 deputet demokrat fituan mirënjohjen e Endrit Shabanit, por morën përbuzjen e ish të përndjekurve politik që akuzojnë Sali Berishën dhe Partinë Demokratike për tradhti.

Nuk është vetëm Sali Berisha tradhtare është e gjithë Partia Demokratike! Tradhtare ndaj antikomunizmit. Sigurisht se kam menduar kurrë që Sali Berisha,  si ish-president, si ish-kryeministër, si malësor, se malësorët shquhen për besë, kurrë s’e kam besuar se do bënte pabesi jo ndaj meje, por ndaj shtresës sime”, tha për gazetaren e Top Channel, Elda Menga kreu i Unionit të ish-të përndjekurve.

E tradhtuar, por edhe e zhgënjyer u shfaq edhe Adriana Kalaja, e cila u shpreh në rrjetet e saj sociale  se kontributi i saj u shkel nga Partia Demokratike dhe kryetarit i saj ‘për një sorosist’.

Sali Berisha për Besim Ndregjonin ka vetëm një rrugë.

Partia Demokratike dhe Sali Berisha duhet te dale publikisht jo të kërkojë falje Besim Ndregjonit, por t’i kërkojë falje Të përndjekurve politikë. Opozita dhe Sali Berisha duhet të ndajë, e para shqiptarëve a janë antikomunistë apo janë komunistë. Nëse janë komunistë, le të puthen me Edi Ramen siç puthen çdo natë dhe të vijojë rrugën e tyre”, shton Ndregjoni.

Ai i cili nuk pret falje është Adriatik Lapaj,  i  cili beson se ish aleati i  tij u shpërblye  pasi e la jashtë Parlamentit.

Nga sa u pa dje në Kuvend, skenarist dhe regjisor i gjithë kësaj ka qenë Rama, ndërkohë aktori më i dobët ka qenë ai që u zgjodh avokat i popullit. Unë personalisht i kam refuzuar tundimet dhe propozimet e Ramës në muajin qershor dhe korrik që të bëheshim pjesë e qeverisë, duke ofruar postin e zv.kryeministrit dhe dy ministri, ndër të cilat ministrinë e Bujqësisë, dhe ai s’mund të na e falte, duke përdorur kalin e Trojës që e bëri avokat të popullit”, shprehet Lapaj.

Maskat u hoqën dhe pazari u zbulua për Adriatik Lapajn, i cili akuzon Berishën se është garant i pushtetit të Edi Ramës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x