Mbretëresha Elizabeth II lindi më 21 prill 1926 në orën 02:40 në lagjen 17 Bruton Street në Mayfair, Londër. Jo në një pallat luksoz, as edhe në një spital, por në një shtëpi në qytet, në një ndër rrugicat e Londrës.
Prindërit e saj, Duka dhe Dukesha e Jorkut të cilët më vonë u bënë Mbreti George VI dhe Mbretëresha Elizabeth, ishin zhvendosur në shtëpinë që i përkiste gjyshërve të saj skocezë, vetëm disa javë para se gëzimi i familjes që shumë vite më pas do kthehej një ndër figurat më të njohura të botës të vinte në jetë.
Në familjen mbretërore asokohe gjërat nuk shkonin mirë dhe mungesa e parave ishte një prej arsyet.
Mbretëresha nuk kishte lindur për të qenë mbretëreshë pasi si vajza e djalit më të vogël të Mbretit, ajo nuk pritej të merrte fronin. Mirëpo, pas vdekjes së të atit, Geroge V, dhe pas refuzimit të fronin nga xhaxhai i saj, Eduart, Elizabeth, e cila asoj kohe, në shkurt të vitit 1952, ndodhej në një udhëtim zyrtar në Afrikën Lindore me bashkëshortin Princi Philip, me të cilin ishte kurorëzuar në 20 nëntor 1947, u detyrua që të kthehej për të marrë postin.
Megjithëse e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj me dado, Princesha Elizabeth u ndikua shumë nga nëna e saj, e cila rrënjosi tek ajo një besim të devotshëm të krishterë, si dhe një kuptim të mprehtë të kërkesave të jetës dhe detyrave mbretërore, prandaj ajo ishte gati.
Vetëm 25 vjeç por me një përgjegjësi të madhe mbi shpatulla, Elizabeth II u kurorëzua më 2 qershor të vitit 1952, duke u kthyer Mbretëresha e “hekurt”, fjala e së cilës nuk u bë dy asnjëherë dy.
Ajo sundoi për më gjatë se çdo Monark tjetër në historinë britanike, duke u bërë ndër vite një figurë shumë e dashur dhe e respektuar në të gjithë botën.
Mbretërimi i saj i jashtëzakonshëm prej 70 vitesh e bëri që të udhëtonte më gjerë se çdo monark tjetër, ku zhvilloi shumë vizita historike jashtë shtetit dhe dekretoi 14 kryeministra.
E njohur për përkushtimin ndaj detyrave të saj, Madhëria ndër vite ka zhvilluar një program të ngjeshur me angazhime, duke filluar nga vizitat e bamirësisë, pritja e krerëve vizitorë të shteteve deri tek udhëheqja e kombit ashtu si dhe protokolli e parashikon.
Me shpirtin e saj bamirës Mbretëresha gjithmonë e ka parë shërbimin publik dhe vullnetar si një nga elementët më të rëndësishëm të punës së saj.
I kthejmë pak sytë pas në kohë, te dashuria e saj e madhe ndaj princit Philip, një dashuri e cila si të gjitha dashuritë e mëdha kaloi një sërë provash. Ajo u takua me burrin e saj të ardhshëm, Princin Philip të Greqisë dhe Danimarkës , në 1934 dhe përsëri në vitin 1937.
Pasi u takua për herë të tretë në Kolegjin Mbretëror Detar në Dartmouth në korrik 1939, Elizabeth, ndonëse vetëm 13 vjeç tha se ra në dashuri me Philipin dhe filluan të shkëmbejnë letra. Mbretëresha ishte 21 vjeç kur fejesa e tyre u shpall zyrtarisht më 9 korrik 1947, një fejesë e cila u shoqërua me një sërë polemikash pasi Philipe nuk ishte në gjendje të mirë financiare dhe kishte lindur jashtë vendit. Gjithashtu fejesa e tyre u kritikua pasi ai kishte motra që ishin martuar me fisnikë gjermanë me lidhje naziste.
Disa nga këshilltarët e Mbretit nuk e menduan atë mjaftueshëm të mirë për të. Ai ishte një princ pa shtëpi apo mbretëri. Por pavarësisht të gjitha polemikave ata arritën të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Përpara martesës, Philipe u detyrua të hiqte i dorë nga titujt e tij grekë dhe danezë, u konvertua zyrtarisht nga ortodoksia greke në anglikanizëm dhe adoptoi stilin Lejtnant Philip Mountbatten , duke marrë mbiemrin e familjes britanike të nënës së tij . Pak para dasmës, ai u bë Duka i Edinburgut dhe iu dha stili Lartësia e Tij Mbretërore . Elizabeth dhe Philip u martuan më 20 nëntor 1947 në Ëestminster Abbey dhe pothuajse një vit më vonë, Elizabeth dhe Philip mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Princin Charles.
Më vonë, familja e re u vendos në Maltë për disa vjet, ku Philip ishte vendosur në Marinën Mbretërore.
Ata e mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, Princeshën Anne, në vitin 1950. Ndërsa, djemtë Princ Andrew dhe Princ Edward në 1960 dhe 1964
Mbretërimi i saj nuk ka qenë dhe aq i qetë pasi në vitin 1981 gjatë një ceremonie për mbajtjen e banderolës, gjashtë javë para dasmës së Princit Charles dhe Diana Spencer, gjashtë të shtëna u qëlluan në drejtim të Mbretëreshës nga një distancë e afërt ndërsa ajo po ecte në rrugën Maul me kalë, një birmaneze. Ishte një 17 vjeçar ai i cili kishte qëlluar dhe u dënua me pesë vite brug, por u lirua pasi përfundoi vitin e tretë.
Një jetë e kaluar mes detyrave mbretërore dhe familjes së saj, Mbretëresha mbylli sytë përgjithmonë ditën e sotme, më 8 shtator, për t’i lënë fronin djalit të saj Princ Charles. Ndonëse, ajo u largua nga kjo botë historia do të flasë gjithmonë për të si vajza që nuk e priste të bëhej Mbretëreshë, por mbretëroi për 70 vite me zemrën e bardhë dhe mirësinë ndaj popullit të saj.
- DOSJA “BUKA”/ Dëm shtetit 7 miliard lekë! Ahmetaj akuzohet se ka shpërdorur detyrën në privatizimin e fabrikës, GJKKO kthen në SPAK dosjen: Plotësoni hetimet! - 10/12/2024
- I përfundoi mandati si gjyqtare e Kushtetueses? Reagon Holta Zaçaj: Do t’i drejtohem Komisionit të Venecias - 10/12/2024
- Lulzim Basha pas opinionit të “Venecias”: Ti hiqet mandati Olta Xhaçkës - 10/12/2024