Ukraina po konsideron mbylljen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë, tha Oleh Korikov, kryeinspektori shtetëror për sigurinë bërthamore të Ukrainës, sipas The Guardian.
Zaporizhzhia është termocentrali më i madh bërthamor në Europë.
“Përkeqësimi i vazhdueshëm i situatës, mungesa e zgjatur e furnizimit me energji elektrike do të na detyrojë të vendosim gjeneratorë me naftë dhe është jashtëzakonisht e vështirë të përmbushimin nevojat gjatë luftës”, shtoi Korikov.
Korikov tha se mbajtja në punë e gjeneratorëve me naftë nuk do të ishte pozitive. Në një intervistë muajin e kaluar, CEO i Energoatom, Petro Kotin shpjegoi pse gjeneratorët me naftë nuk janë një alternativë e mirë.
“Katër rezervuarë të mëdhenj të karburantit dizel nevojiten në ditë,” shpjegoi Korikov.
“Potencialisht, ne mund të gjendemi në një situatë të vështirë ku mund të kemi mungesa të naftës; mund të shkaktojë një aksident, duke dëmtuar zonën aktive të reaktorëve dhe duke lëshuar produkte radioaktive në mjedis.
Kjo jo vetëm që do të prekë territorin e Ukrainës, por gjithashtu do të prodhojë efekte ndërkufitare.
Aktualisht, termocentrali “gjeneron energji elektrike dhe e furnizon atë për nevojat e veta” përmes një procesi të jashtëzakonshëm të quajtur ishullim, ku centrali – edhe pse i shkëputur nga një rrjet elektrik përdor energjinë e tij për të fuqizuar sistemet e ftohjes, sipas Korikov.
- Elton John feston 5-vjetorin e “Cold Heart” me Dua Lipën: “5.3 miliardë dëgjime dhe një miqësi e mrekullueshme” - 13/08/2026
- Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë - 13/08/2026
- “Nuk e gjykoj njeriun që më fali jetën”, si u tërhoq Skënder Haluci nga trupa gjykuese për dënimin e Ramiz Alisë - 13/08/2026