Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën kundër deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianjit, për dosjen ‘Babale’, seancë e cila sot duhet të mbahej në orën 14:00.
Seanca nuk do të zhvillohet për shkak se avokati i të pandehurit Jetmir Olldashit, ka depozituar pranë sekretarisë së gjykatës kërkesën për shtyrje seancë.
Ai ka dorëzuar një raport për paaftësi të përkohshme në punë.
Po ashtu trupi gjykues nuk mund të formohet për shkak të mungesës së një prej anëtarëve.
Pritet që gjykata të caktojë një datë tjetër për zhvillimin e seancës.
Çështja ‘Babale’ ishte një ndër temat më të nxehta të debatit politik në vitet 2017-2019 gjatë kohës kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm.
Xhafaj u akuzua nga Salianji dhe Partia Demokratike se favorizoi vëllanë e tij Agron Xhafaj, të dënuar në Itali me 7 vjet e 4 muaj burg.
Pas daljes së përgjimeve, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane duke shlyer dënimin e tij dhe tashmë është rikthyer në Shqipëri i lirë.
Deputeti Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale” dhe gjykata kërkoi 1 vit burg për të.
- Publikohen detajet e reja/ Dosja Epstein, Trump në foto i rrethuar nga gratë - 12/12/2025
- Rikthimi në detyrë i Ballukut/ Manjani: U ndalua një puç kushtetues nga një gjykatës dhe një prokuror kundër Qeverisë - 12/12/2025
- “14 shtator ’98”, Berishën e shpëton parashkrimi! SPAK: Nuk e hetojmë dot se kaluan 27 vite pa asnjë kallëzim - 12/12/2025