Aktorja e serialit të njohur ‘Hangover” Nathalie Fay perfundoi ne pranga pasi qëlloi me grusht në fytyrë të dashurin e saj në Miami.
36-vjeçarja u ndalua nen akuzen e dhunes ne familje.
I dashuri kishte ardhur ta merre nga një ndeshje miqësore e Miami Dolphins në futbollin amerikan, shkruan TMZ.
Fay e kishte pyetur se “ku kishte qenë para se të shkonte ta merrte”.
Ajo i ka treguar të dashurit, i identifikuar vetëm si Brady, një hartë në celular për të provuar se ai nuk ishte aty ku thoshte se ishte, dhe më pas e qëlloi me grusht.
I dashuri i aktores tha në polici se ‘ishte detyruar të dilte nga makina për të shpëtuar prej saj’.
Fay numeron disa role ekrani në emrin e saj, përfshi dhe atë në filmin me Bradley Cooper në 2009, ndersa ka interpretuar gjithashtu në filmat “Old School,” “Due Date” e “Blonde and Blonder”.





- Projekti në Sazan, Ibrahimaj: Po negociojmë me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar - 29/06/2026
- Sulmuesi në dyshim për sfidën ndaj Suedisë, Franca pa një prej “snajperëve” në ndeshjen vendimtare - 29/06/2026
- Analiza/ Albatros Rexhaj: Këta nuk duan reformë, këta duan pushtet - 29/06/2026