Klubi Rotarian Korça West ka shpërndarë bursa për 10 studentë të universitetit “Fan Stiljan Noli” në Korçë. Sipas presidentit të klubit Maksim Fejzulla, Korça West ka vetëm pak kohë që është krijuar dhe vjen në këtë bashkëpunim të parë, duke mbështetur studentët me bursa, por misioni i klubit do të pasohet edhe me të tjera bashkëpunime të natyrave të ndryshme, duke u ardhur në ndihmë komuniteteve në nevojë.
Anëtarët e klubit rotarian u pritën në këtë takim nga rektori, prof. dr. Dhimitri Bello, i cili i falënderoi për mbështetjen e tyre të vazhdueshme jo vetëm me bursa për studentët më të mirë dhe ata në vështirësi ekonomike, por edhe për bashkëpunimin me universitetin në veprimtari të fushave të ndryshme.
Falënderime të përzemërta për ndihmën e ofruar përcollën në këtë takim edhe studentët përfitues, të cilët u angazhuan që këtë ndihmë do ta kthejnë në rezultate të larta, për të qenë nesër profesionistë të suksesshëm në fushat që kanë zgjedhur të studiojnë.









- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026