Ronaldo da Lima (Fenomeni) ka rezultuar me covid-19 dhe qëndron i izoluar në Doha teksa luhet Kupa e Botës. I ftuari special i FIFA dhe një nga sulmuesit më të mirë në histori do duhet ta ndjekë nga televizioni Brazilin e tij. Në ndeshjen e djeshme Brazili fitoi 2-0 me Serbinë, teksa në tribuna mungoi Ronaldo. Për shkak të covid-19 legjenda qo duhet të qëndrojë nga 5-7 ditë në izolim, çka do të thotë se edhe ndeshjen e dytë të Brazilit do e ndjekë nga hoteli.
“Megjithatë gjithçka është në rregull me shëndetin, unë do të jem pjesë e ultrasve nga hoteli”, shkruan 46 vjeçari. Fenomeni, kampion bote në vitet 1994 dhe 2002 ndodhet në Katar si i ftuari special i FIFA-s dhe të dielën e kaluar mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në ndeshjen inauguruese Katar 0-2 Ekuador.
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025