24.5 C
Tirana
02 / 06 / 2026

Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve/ 5 studio arkitekturore prezantojnë projektet

Konkursi Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve ka hyrë sot në fazën përfundimtare, ku pesë skuadrat finaliste po prezantojnë përpara jurisë ndërkombëtare projekt-idetë e tyre arkitekturore për transformimin e një prej hapësirave më simbolike të kryeqytetit.

I pranishëm në nisjen e prezantimeve, Kryeministri Rama theksoi se ka ardhur koha për një transformim tërësor të Pallatit të Kongreseve, duke ruajtur identitetin e tij dhe duke e sjellë atë në standardet bashkëkohore të teknologjisë, funksionalitetit dhe cilësisë së hapësirave.

Synimi i këtij projekti është që, përmes riorganizimit dhe rigjallërimit të ndërtesës dhe zonës përreth, Pallati i Kongreseve të shndërrohet në një destinacion të ri të Tiranës turistike, kulturore dhe sociale, duke forcuar rolin e tij si një qendër e rëndësishme e jetës publike dhe aktiviteteve të përditshme të kryeqytetit

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x