Në pritje të koncertit të madh që do të mbajë sonte në mbrëmje në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, këngëtari me famë botërore Ricky Martin ka marrë kohë për të shijuar pak nga vendi ynë dhe për ta promovuar atë.
Ai ka shpërndarë një postim në story të Instagramit ku shkruan se Shqiperia “Toka e Shqiponjave” është një nga vendet më miqësore që ka vizituar ndonjëherë.
“Shqiptarët janë tepër miqësorë. Një nga gjërat më të mira të udhëtimit në ‘Tokën e Shqiponjave’ është se kudo që të shkoni, nga kryeqyteti në riviera, nga malet në qytetet historike, do të jeni të mirëpritur nga vendasit. Shqipëria është një nga vendet më miqësore që do të vizitoni ndonjëherë”, shkruhet në postimin e Ricky Martin.
Një ditë më parë këngëtari I famshëm postoi një foto nga shetitorja e Durrësit, qytet që mesa duket e ka zgjedhur për të kaluar disa orë në kulmin e temperaturave të larta.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026