Eklipsi diellor i 12 gushtit ka dhuruar pamje spektakolare edhe në Shqipëri, ndërsa fenomeni astronomik u vëzhgua pjesërisht nga zona të ndryshme të vendit.
Pamje mbresëlënëse janë regjistruar nga Rana e Hedhun në Shëngjin.

Hëna kaloi përpara Diellit duke mbuluar një pjesë të diskut të tij, duke krijuar një pamje të veçantë në qiell, veçanërisht në zonat bregdetare ku fenomeni u shfaq pranë horizontit.

Pamjet nga Rana e Hedhun në Shëngjin sjellin një tjetër perspektivë të këtij fenomeni, me diskun e Diellit të pjesshëm të mbuluar nga Hëna mbi peizazhin bregdetar.

Eklipsi i 12 gushtit ishte total vetëm në një brez të ngushtë që përfshiu zona të Islandës, Spanjës dhe pjesë të tjera të hemisferës veriore, ndërsa në pjesën më të madhe të Evropës, përfshirë Shqipërinë, u pa si eklips i pjesshëm.

Fenomeni astronomik tërhoqi vëmendjen e miliona njerëzve në Evropë dhe më gjerë, ndërsa Shqipëria u përfshi në zonën ku Hëna mbuloi pjesërisht Diellin.

- Italia me “dorë të hekurt”/ Kryeministrja Meloni: Burg dhe gjoba për sulmet me gurë e fishekzjarrë në protesta - 21/10/2026
- Zelensky: Pa Ukrainën, SHBA, Kina dhe Rusia nuk mund të vendosin për fatin tonë - 21/10/2026
- “Jo”-ja e Albertës ndaj ndarjes i jep Carney-t një shtysë, ndërsa presioni i Trump bashkon kanadezët - 21/10/2026