Mësimi është pezulluar në shumicën e shkollave të Durrësit për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe bllokimit të rrugëve.
Sipas Zyrës Vendore të Arsimit Durrës, prindërit dhe mësuesit janë njoftuar që të shmangin lëvizjet deri në qetësimin e situatës.
Aktualisht, mësimi po zhvillohet vetëm në katër shkolla. Një prej tyre është shkolla 9-vjeçare “Shaqe Mazreku” në qytetin e Durrësit, ndërsa tre të tjerat ndodhen në njësitë administrative. Konkretisht, mësimi vijon, sipas ZVA-së, në shkollën “Njazi Mastori” në Sukth, “Rexhep Mezini” në Ishëm dhe “Pren Simoni” në Draç.
ZVA Durrës bën me dije se vendimi është marrë për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe stafit mësimor, ndërsa situata po monitorohet në vijimësi dhe mësimi do të rifillojë sapo kushtet të normalizohen.
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026